Libi - Një Avion Rrëzohet Në Tripoli Duke Shkaktuar 105 Viktima
TRIPOLI, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Një avion u rrëzua sot në aeroportin e Tripolit duke shkaktuar vdekjen e 105 personave, njoftuan burime nga forcat e sigurisë vendase.
Viktimat janë 94 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
"Avioni vinte nga Afrika e Jugut", theksuan forcat e sigurisë.
Avioni, që i përkiste kompanisë libiane "Afriquyia" dhe që fluturonte nga Johanesburgu, u rrëzua gjatë uljes në orën 6:00 të mëngjesit.
/e.v/