English

Lsi: Të Nisë Dialogu Për Reformën Zgjedhore

TIRANË, 12 Maj/ ATSH/ - Lëvizja Socialiste për Integrim ripërsëriti sot kërkesën e saj për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore. Në një konferencë për shtyp, Zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto tha se, "LSI ripërsërit kërkesën e saj për fillimin sa më parë të dialogut politik në funksion të reformës së ardhshme zgjedhore, me qëllim që të mos kemi në të ardhmen as kontestime, as greva urie". Sipas tij, " ka ardhur koha që opozita të bëjë një reflektim të thellë mbi kursin politik ku është futur duke shpërdoruar edhe sakrificat njerëzore të qytetarëve të thjeshtë". " Lidershipi i PS po përpiqet të japë idenë se veprimet e saj kanë mbështetje ndërkombetare, dhe ky është një shpërdorim i madh që opozita po bën me kredibilitetin e mbetur" tha Haxhinasto. Ai shtoi se "OSBE/ODIHR e kanë dhënë gjykimin e tyre përfundimtar për zgjedhjet e 28 qershorit si "zgjedhjet më të mira deri më sot" dhe kanë ofruar rekomandimet si duhen përmirësuar standartet për të ardhmen". Zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto në këtë kontekswt, tha se "edhe Partitë Socialiste Europiane, (PSE) nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm Cordery, u shpreh qartë që mbështet negociatat për reformën për zgjedhjet e ardhshme". Në vijim të deklaratës, Haxhinasto tha se, "ky është objektivi, nga i cili përfitojnë të gjithë shqiptarët, janë apo nuk janë mbështetës të opozitës". /s.d//n.m/
KOMENTE