English

Masakër në Krujë, vriten motër dhe vëlla

Krujë, 12 maj, NOA – Konflikti për pronën ka sjellë një vrasje të dyfishtë. Ngjarja makabre ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Fushë Thumanë të Krujës, raporton korrespodenti i NOA.

Të vrarët janë motër dhe vëlla dhe quhen Xhevrie Stafa dhe Xhemal Çopani. Ekzektimi i tyre është bërë me armë zjarri. Policia ka shpallur në kërkim autorin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.

Policia sqaron se ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe detajet e krimit të rëndë, i cili paraprakisht mendohet se ka ardhur për një konflikt të hershëm për pronën. (vijon...)

m.xh/NOA

KOMENTE