Nato - Rasmussen Uron Kryeministrin E Ri Britanik, David Cameron Për Detyrën
BRUKSEL, 12 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, përshëndeti dhe uroi "përzemërsisht" sot kryeministrin e ri britanik, David Cameron për zgjedhjen në krye të qeverisë së ardhshme të Britanisë së Madhe.
"Jemi të kënaqur dhe presim të bashkëpunojmë sa më parë me Cameron për të arritur përparim dhe progres së operacioneve tona në Afganistan dhe për përgatitjen e një logjistike të re strategjike", shprehej Rasmussen.
"Jam plotësisht i bindur në angazhimin e vazhdueshëm dhe të fortë të Britanisë së Madhe dhe të angazhimeve të saj ndaj NATO-s", theksoi ai.
Rasmussen gjithashtu falënderoi kreun e administratës laburiste, Gordon Brown për bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjatë mandatit të tij në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar./
/i.p/