English

Një prift akuzohet për abuzime seksuale

Itali, 13 Maj NOA - Është maskuar duke thënë se ishte një mjek onkolog dhe kjo vetëm për të flirtuar me një shitëse në një dyqan në Taranto të Italisë.

Gjykata e këtij vendi e ka akuzuar atë për abuzim seksual dhe kjo ka ardhur menjëherë pas padisë që u bë nga ana e shitëses, e cila pohoi se prifti e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Vetë prifti, ka mohuar çdo gjë duke mos i pranuar asnjë akuzë që është bërë në drejtim të tij. Gjykata e ka shtyrë vendimin që do ë merret për të dhe data e saktë e tij ende nuk është vendosur.

r.b/NOA

KOMENTE