Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
ISHTINË, 12 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Express"
S'PAJTOHET ME ISEN PËR KOALICIONIN - Fatmir Sejdiu ka takuar Isa Mustafën, për t'ia tërhequr vërejtjen rreth deklaratës së tij për daljen e LDK-së nga Qeveria. Kryesia e LDK-së është dashur të mblidhet sot për të diskutuar këtë çështje, por takimi është shtyrë për shkak të dallimeve të thella për prishjen e koalicionit.
Tituj të tjerë:
Më shumë se 250 viktima në Rashkë
Refuzon Surroin -Sali Berisha ka refuzuar që Veton Surroi të jetë ndërmjetësues mes PD-së dhe PS-së për zgjidhjen e krizës politike, pas kërkesave të opozitës për hapjen e kutive. Kryeministri shqiptar thuhet se nuk i ka besuar sinqeritetit të iniciativës së Surroit.
Alternativa e zgjedhjeve- Në PDK nuk dëshirojnë të flasin për zgjedhje të parakohshme. Hajredin Kuçi thotë se kërkesa për zgjedhje, pas bastisjes së Ministrisë së Transportit, është mungesë e ideve alternative.
Ndarja s'troket, por bisedimet nisin - Ndihmëssekretari amerikan, Philip Gordon, thotë se SHBA nuk pranon ndarje të Kosovës, as në shkëmbim me njohje të pavarësisë nga Serbia. Ai kërkon që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë sa më parë bisedimet për çështje praktike.
Koment - Fati i PDK-së - Një kohë të gjatë, fati i LDK'së vetiu ishte edhe fati i mirë ose i keq i gjithë Kosovës. Tash, në një rol të tillë është PDK'ja. A do të mbijetojë?
"Koha Ditore"
Optimizëm i kujdesshëm rreth Kosovës dhe vizave në BE - FULE: KOSOVA E DI MIRË CILAT JANË DETYRAT PËR VIZA
Tituj të tjerë:
Prishtina dyshon në sinqeritetin e Beogradit
Policia serbe kap rrjetin e trafikantëve të "rastit Tisa"
Gordon: SHBA-ja kundër ndarjes së Kosovës
Varrezat masive tregojnë pse është pavarësuar Kosova
FOL, ja 7 zyrtarët e lartë të zënë në konflikt interesi
"Zëri"
BLLOKOHET BLERJA E AMBASADAVE - Zyra e Prokurimit e MPJ-së refuzon të nënshkruajë kontratat për blerjen e objekteve për ambasadat
Tituj të tjerë:
S'ka amnisti për korrupsion - Haradinaj bastisjet e EULEX-it në Ministrinë e Transportit i ka mirëpritur, ndërkohë që kërkon hetime edhe ndaj qeverive të kaluara.
Hyseni: Në Sarajevë vetëm si palë e barabartë
Kërkohet takim urgjent për Rashken
Korrupsioni pengon investimet e huaja
Shërbimi civil peng i Kuvendit
"Tribuna shqiptare"
PS vazhdon grevën duke injoruar çdo thirrje për ndërprerje - RAMA, ANTIHERO I SHQIPËRISË - "Z. Rama, hiqeni pritën. Lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi. Mos u bëni antihero i radhës i kohëve moderne. As ju nuk e vrisni dot fatin tonë", -thuhet ndër të tjera në një peticion të mbi 120 intelektualëve në Shqipëri, dërguar kreut të PS-së, Edi Ramës.
Tituj të tjerë:
Tiranë - Bashkë kundër krimit - Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Basha e Rexhepi, janë takuar në Tiranë.
Prishtinë - Kosova, shtet sovran - Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Filip Gordon, tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër ndarjes së Kosovës
Ka marrëveshje për Sarajevën
Kosova kërkon varre masive
"Bota Sot"
KOSOVA NUK MUND TË MBIKËQYRET NGA MISIONE PRO SERBE!
Tituj të tjerë:
Kosova duhet ta dyfishojë rritjen ekonomike
Dyshohet për 450 trupa të pajetë - Ekspertët e Kosovës të marrin pjesë gjatë zhvarrimit të kufomave në Serbi
Miracco: Kam ndjekur ligjërimin magjepsës të Ernest Koliqit
Opozitë konstruktive ndaj të huajve - Editoriali
Donin t'i falnin minierat - Projektligji për miniera dhe minerale më në fund gati
"Lajm"
Zyrtarët e Qeverisë nuk deklarohen për "Rastin Limaj", e as për paralajmërimet se do të hetohen edhe ministra të tjerë - "ZERO" FJALË
Tituj të tjerë:
Përgënjeshtrohet shifra e dhënë për viktimat në Rudnicë - 450 trupa
Me zbulimin e varrezës masive, Serbia ka për qëllim të mbledhë poenë në integrimin evropian - Beogradi përfiton nga krimi
Kërkon zgjedhje të reja në Prizren
Vonohet fillimi i punimeve për autostradën Vërmicë-Merdare - Pa datë të saktë
"Infopress"
OSBE-ja, BORXHLI I TË GJITHËVE
Tituj të tjerë:
Pavarësia, punë e kryer
Kosova s'u shkëput për qejf
SHBA s'pranon ndarjen e Kosovës
Riformatohet Ministria e Kulturës
Themelohet partia e të papunëve
Dyshime për dy varreza masive
Editorial - Kandidati për BE, kandidon me varreza massive!
"Epoka e Re"
GORDON: NDARJA E KOSOVËS, E PAPRANUESHME
Tituj të tjerë:
A luftohet korrupsioni me pishpirika si prokurori llafazan i EULEX-it? - PISHPIRIKU
Bullgaria premton mbështetje për Kosovën
Në Mitrovicë, Fyle i bie fyllit, shqiptarët as kavallit
Isa Mustafa në gjykatë
Monitorohet puna e kryetarëve të komunave
"Kosova Sot"
DËMET MILIARDËSHE TË HARRUARA - Një nga çështjet e "nxehta", me të cilën Kosova duhet të përballet me Serbinë, është fatura e lartë e dëmeve të luftës, të cilën ajo e ka injoruar vazhdimisht.
Tituj të tjerë:
SHBA-ja mbështet bisedimet teknike Prishtinë-Beograd
"Fol" denoncon 7 raste konflikti interesi
Kosovës i duhet rritje dyshifrore
Editoriali - Koha e fundit për reflektim
/s.s./