English

Pd:Grevistët Të Zhbllokojnë Rrugën E Shqiptarëve Drejt Europës

TIRANË, 12 Maj/ATSH/.- Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Paulina Hoti i bëri sot thirrje pjesëmarrësve në grevën e urisë së opozitës që të zhbllokojnë rrugën e shqiptarëve drejt Europës. Duke iu referuar bllokimit të disa akseve rrugore dje nga përfaqësues të opozitës në disa rrethe të vendit, deputetja Hoti tha se "Edi Rama kërkoi të bllokonte rrugët, siç kërkon të bllokojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Evropë". "U bëj thirrje kolegeve që prej 12 ditësh flenë në rrugë, të gjejnë kurajon të shërojnë vetveten dhe të rigjejnë dinjitetin e nënave", thuhet në deklaratën e deputetes Hoti. Ajo iu kërkoi grevistëve të dënojnë dhunën, të distancohen e të zhbllokojnë rrugën e shqiptarëve drejt Evropës./a.s/s.s./
KOMENTE