Radush, (Maqedoni), 12 Maj, NOA – Një incident me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Radushë, në Maqedoni afër kufirit me Kosovën.
Sipas medias maqedonase disa persona janë plagosur, ndërsa policia ka një sasi të konsiderueshme armësh.
Banorët e fshatrave të zonës për rreth kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm. Zona është bllokuar nga forcat e policisë dhe helikopterë.
Shkëmbimi i zjarrit mendohet se ka ardhur mes forcave qeveritare dhe grupeve të panjohura të armatosura.
Fshati Radushë ndodhet afro 15 km në afërsi të kufirit me Kosovën dhe sipas raportimit të medias maqedonase, prej ditës në këtë zonë ka pasur një përqendrim të madh të forcave të policisë dhe të ushtrisë.
m.xh/NOA