English

Rusi - Arrin Në 60 Të Vdekur Bilanci I Tragjedisë Në Një Minierë

MOSKË, 12 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i shpërthimit të dyfishtë të gazit metan në minierën më të madhe të qymyrit në Rusi u rëndua në 60 të vdekur, njoftuan sot agjencitë ruse duke përmendur një zëdhënës të degës lokale të Ministrisë së Situatave të Emergjencës. "Skuadrat e shpëtimit zbuluan tetë trupa të tjerë sot. Kështu, bilanci arriti në 60 të vdekur. Tridhjetë persona konsiderohen ende të zhdukur", deklaroi zëdhënësi i cituar nga agjencia Ria-Novosti. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë sot në minierën Raspadskaia, në rajonin Kemerovo. Por, ministri i Situatave të Jashtëzakonshme, Sergei Shoigu, pranoi se ka "gjithmonë e më pak shanse për gjetjen e të mbijetuarve". Shpërthimi i parë në këtë minierë, që ndodhet në pellgun minerar Kuzbas, 3 000 kilometra në lindje të Moskës, ndodhi të shtunën në mbrëmje në çastin kur atje kishte 370 minatorë. Shpërthimi i dytë, më i fuqishëm, ndodhi disa orë më vonë kur atje kishin mbërritur skuadrat e para të shpëtimit. /I.Pu.
KOMENTE