Shba - Obama: Al Kaedën Do Ta Shpërbëjmë
UASHINGTON, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Konfirmojmë se së bashku do ta shpërbëjmë rrjetin terrorist al Kaeda, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij afgan, Hamid Karzai, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA.
Ndërkohë, Obama shtoi se mes SHBA-së dhe presidentit afgan ka patur tensione gjatë muajve të kaluar, por që janë zmadhuar më shumë nga sa kishin qenë në të vërtetë.
''Eshtë e vërtetë, kemi patur tensione, por ato janë tejkaluar. Marrëdhëniet tona janë të ngushta për suksesin e përbashkët të strategjisë sonë'', deklaroi presidenti Obama./
a.jor.