Gjirokastër, 12 maj, NOA – Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë dy kilogramë drogë e destinuar për tu shitur në ambintete e gjimnazeve. Droga e llojit kanabis sativa ju sekuestrua dy adoleshenteve nga Gjirokastra.
Ata janë; K. L, 17 vjeç lindur dhe banues në Gjirokastër dhe A. F., 21 vjeç lindur dhe banues në Gjirokastër.Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar.
Policia është njoftuar se në vendin e quajtur Përroi i lagjes Granicë në qytetin Gjirokastër, dy të rinj kishin lëndë narkotike dhe do ta bënin gati në sasi të vogla për ta shpërndarë .
Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë shoqërimin e dy të rinjve në ambientet e Komisariatit të Policisë, së bashku me një pjesë të lëndës narkotike.
Më pas Specialistët Kundër Krimit të Organizuar, arritën të zbulojnë dhe sasinë tjetër e lëndës narkotike, në vendin e quajtur Viroi, tek “ish Pompat e ujit”, thuhet në njoftimit e policisë.
m.xh/NOA