English

Situata Në Ballsh-Msh: Burimi I Infeksionit Nga Uji I Pijshëm

TIRANË, 12 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Situata e shtrimeve të qytetarëve në spitalin e Ballshit ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, deklaroi sot Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, tashmë situata emergjente e shtrimeve është kapërcyer, ndërsa nuk ka asnjë rast të ri të shtruar. Pipero tha për ATSH-në se "pas trajtimit epidemiologjik, nuk rezultoi prania e virusit të shigelozës, e quajtur dizanteria, dhe as e salmonelës, e njohur në gjuhën popullore si tifoja. Ndërkohë, është vënë re prania e enterovirus, ose noravirus, dhe esherishakoli, virus që gjendet në trupin e njeriut, në zorrën e trashë". Tashmë po bëhen të gjitha verifikimet e duhura, nëse ka patur apo jo ndërhyrje njerëzore në ujësjellës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore këshillojnë mos hedhjen e mbeturinave urbane pranë ujësjellësit, si dhe shmangien e ndërhyrjeve në tubacion. Ekzaminimet në pikat fundore treguan se klorifikimi i ujit ishte më i ulët, sesa sasia. Aktualisht, janë ndërmarrë fushata për klorifikimin e ujit në sasi më të mëdha, por që nuk ndikojnë në shëndetin e popullatës. Ditët e fundit, në qytetin e Ballshit ka patur një shpërthim të kufizuar me gastrointerite, ndërsa numri i rasteve që kërkuan ndihmë mjekësore ishte relativisht i madh, duke patur parasysh popullsinë e qytetit të Ballshit. Numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy tre diteve ka qene rreth 200 persona, por pjesa më e madhe e tyre kishin vetëm përzjerje dhe u rikthyen në banesa me keshillat perkatese. Me marrjen e njoftimit nga Spitali i Ballshit, një ekip i kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, verifikuan situatën, duke dërguar në këtë qytet ekipe mjekësore. Në mënyrë të menjëhershme, në bashkepunim dhe me pushtetin lokal, duke mos përjashtuar mundësinë e një shpërthimi epidemik me burim ujin dhe me mirëkuptimin e qytetarëve, u vendos mbyllja e ujësjellësit deri ne perfundimin e procesit te hetimit epidemiologjik./s.s./
KOMENTE