English

Sport-Futboll/ Fshf Nis Hetimet Për Ndeshjen Luftëtari - Kamza

TIRANË, 12 Maj / ATSH- Gjergji Mima/ - Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi në mbledhjen e tij të fundit të hetojë ndeshjen e përfolur mes Luftëtarit dhe Kamzës në javën e 29-të të Kategorisë së Parë, e përfunduar me fitoren e ngushtë të miqve 2-1, vetëm në minutat shtesë të saj. Inspektorët e Disiplinës do të nisin hetimet pas ankesës së bërë nga klubi i Partizanit dhe do të paraqesin një relacion pranë Komisionit. Ekipi i Kamzës u gjobit me 100 mijë lekë gjobë për uljen e personave të paautorizuar në stolin e skuadrës. Ndërkohë në Gjirokastër po zhvillohen hetime paralele pasi drejtuesit e Luftëtarit kanë përjashtuar nga ekipi kapitenin Neritan Novi, i cili është i akuzuari kryesor shitje të ndeshjes ndaj Kamzës./s.s./
KOMENTE