Tiranë, 12 maj, NOA – Për deputetët e Partisë Demokratike protestat dhe greva e urisë së Partisë Socialiste janë një tentativa e ish-komunistëve për të marrë pushtetin me dhunë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Sybi Hida, u shpreh sot se ish-bllokmenët po kërkojnë hakmarrje për rrëzimin e sistemit komunist. “Bllokmenët e rinj e të vjetër: Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dash Myslim Peza kërkojnë pushtet me çdo kusht”.
Ai e cilësoi grevën e urisë dhe protestat si një “hakmarrje për baballarët”.
Ndërsa shtoi se PS-ja dhe lidershipi i saj është izoluar nga bota. “Këto pinjollë të neveritshëm janë të përbuzur nga elita e Kombit. Këto “revolucionarë” qesharakë janë braktisur mençurisht nga shqiptarët”, tha Sybi Hida.
Ai gjithashtu, u ndal dhe në reagimin e faktori ndërkombëtar dhe trupi diplomatik, të cilët e kanë cilësuar, sipas tij, grevën e urisë të dënueshme. “Bota po i tregon me gisht.
Elita i dënon. Shqiptarët i kanë lënë vetëm”, përfundoi deklaratën e tij deputeti i PD-së, Sybi Hida.
m.xh/NOA