English

Takohen në urë për të vrarë veten, tani martohen

Moskë, 12 maj, NOA - Kanë dashur të vrasin veten, por kanë gjetur dashurinë: kjo është historia e Andriej Ivanov, 26 vjeç dhe Maria Petrova, 21 vjeç, të cilët janë takuar në urën Ufa në Rusi për t’i dhënë fund jetës.

Ai i dëshpëruar pas humbjes të së dashurës në një aksident me makinë, ajo e përzënë nga prindërit sepse ishte shtatzënë.

“Por disa momente para se Petrova të hidhej, - citon Andiej Ivanov për mediat lokale, - diçka lëvizi brenda meje duke më parandaluar të hidhem, pa marrë parasysh se zemra ime ishte e thyer plotësisht. Kështu bërtita: “Stop".

Më pas të dy janë përqafuar duke qarë dhe kanë folur gjithë natën, për të ndihmuar njëri- tjetri në zgjidhjen e problemeve që i kishin nxitur për të vepruar si të çmendur.

Të dy tani kanë në plan të martohen dhe u kanë treguar të dyja familjeve sesi ndodhi që tani janë të dashurit e njëri-tjetrit.

Maria është e çmendur pas Andriej: "Ai është kalorës im, shpëtimtari im. Gjithë dhimbja që ndieja, ia vlejti për të më sjellë mua Andriejin tim. Pra, mbi të gjitha gjithçka që përfundon mirë është e mirë”, thotë Maria.

a.k/NOA

KOMENTE