English

Topi ngushëllon familjarët e zjarrfikësit që humbi jetën

Tiranë, 12 maj, NOA –Presidenti Bamir Topi ka ngushëlluar sot familjen e Edmond Moçkës, zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës dje në qytetin e Fierit.

“Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme për ju, në këtë fatkeqësi të pashoq, t’ju shpreh sadopak ngushëllimet e mia më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht në këtë moment dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme” nis mesazhin e tij të ngushëllimit Presidenti Topi, për familjen e të ndjerit.

Kreu i shtetit shton se sakrifica dhe heroizmi që Moçka tregoi në krye të detyrës “për të shpëtuar tre fëmijë në një banesë të përfshirë nga flakët të zjarrfikësit Edmond Moçka, do të jenë të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve.” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.

Moçka humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga kati i tretë i një apartamenti në qytetin e Fierit. Ai ishte duke u ngjiru nga fasada e pallati për të shpëtuar jetën e tre fëmijëve që kishin mbetur të bllokuar brenda si pasojë e flakëve.

m.xh/NOA

KOMENTE