Turqi-Rusi: Nënshkruhet Marrëveshja Për Heqjen E Vizave
ANKARA, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Funksionarë të lartë të qeverive të Ankarasë dhe Moskës nënshkruan sot në kryeqytetin turk një marrëveshje për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolli.
Kjo është një nga rreth 20 marrëveshjet që do të nënshkruhen sot ndërmjet dy qeverive, në kuadër të një vizite dyditore të presidentit rus Dmitri Medvedev në Ankara.
/e.v/