English

Turqia Dhe Rusia Marrëveshje Për Ndërtimin E Një Centrali Bërthamor

ANKARA, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për ndërtimin dhe vënien në punë të një centrali energjetik bërthamor në territorin turk, një projekt që llogaritet të arrijë një kosto prej 16 miliardë euro, njoftoi agjencia Anadolli, që thekson se marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri rus Igor Setchine dhe nga ministri turk i Energjetikës Taner Yildiz, në kuadër të një vizite dy ditore të presidentit rus Dmitri Medvedev në Ankara. Centrali do të ndërtohet në lokalitetin Alluyu, në brigjet turke të Mesdheut. /e.v/
KOMENTE