English

Ujku kthehet në qytet pas 150 vitesh

Itali, 12 Maj NOA - Pas 150 vitesh kthehet ujku, në Dolomitet e Brenta në Trentino të Italisë.

Gjurmë të tij ishin parë dhe më parë, kur më 13 prill të këtij viti, specialistët morën në analiza këto të dhëna.

Konfirmimi i këtij fakti erdhi nga Ispra në Bolonjë, e cila mori kampione urine, të cilat më pas i analizoi dhe rezultuan pozitive.

Bëhet fjalë për një ekzemplar mashkull ujku, madje thuhet se ishte i ri dhe bëhet fjalë për atë lloj i cili në vitet ’90, ishte në një popullatë tepër të gjerë në provincat e Apenineve.

r.b/NOA

KOMENTE