Elbasan, 12 Maj, NOA – Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e djeshme ku u vra një gjimnaziste dhe agresori më pas vrau vetën në Elbasan, ka bërë që strukturat shtetërore të rikonceptojnë sigurinë në shkolla.
Për këtë qëllim, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha ndodhet sot në qytetin e Elbasanit ku do të njihet më nga afër me ngjarjen, por edhe do të takoj drejtues të Policisë së Elbasanit për të diskutuar për masat e reja.
Krimi i ndodhur dje ka shkaktuar një reagim të gjerë të opinionit publik duke kërkuar të institucionet shtetërore të janë më eficente në parandalimin e rasteve të tilla.
Paraditen e djeshme në shkollën “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, një vajzë 19-vjeçare mbeti e vrarë në mes të klasës nga plumbat e të dashurit të saj bashkëmoshatar nga Vlora.
Autori i kësaj ngjarje ishte 19-vjeçari Endrit Llambraj, banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ndërsa gjimnazistja që u qëllua në klasë është Gerta Bahja, banuese në Elbasan, nxënëse në vitin e 4-t të kësaj shkolle.
Pasi ka qëlluar me armë mbi 19-vjeçaren, autori i krimit është larguar nga vendi i krimit, por pasi ka hasur në praninë e shërbimeve të policisë, të cilit kishin marrë njoftimin për ngjarjen, ka qëlluar veten me pistoletë.
m.xh/NOA