English

Xhibuti konfirmon njohjen e Kosovës shtet

Xhibuti, 12 maj, NOA – Republika afrikane e Xhibutit është vendi i 68-të në botë, i cili njeh pavarësinë e Kosovës, lajm ky që është konfirmuar sot nga ambasada e Xhibutit në Paris, e cila ka njoftuar homologen e Kosovës në Paris me vendimin e qeverisë për të njohur Kosovën shtet të pavarur.

Në letrën e nënshkruar nga ministri i Jashtëm, Mahmud Al Jusuf, mes tjerash thuhet se qeveria e Republikës së Xhibutit ka marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni i ka shkruar homologut Jusuf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Shteti afrikan, Republika e Xhibutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë, e ka rreth një milion banorë.

n.e/NOA

KOMENTE