English

Axhenda Ndërkombëtare 13 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- FATIMA (Portugali) - Papa Benedikti XVI vazhdon udhëtimin e tij në Portugali në tempullin Fatima, një nga qendrat kryesore të pelegrinazhit të krishterë. KANË (Francë) - Zhvillohet festivali i 63-të i Filmit të Kanës. TË TJERA -------------- LONDËR - Qeveria e koalicionit të kryeministrit të ri britanik, David Cameron dhe numrit dy liberaldemokratit, Nick Clegg vazhdon punën. TRIPOLI/HAGË- Zhvillime pas rrëzimit në Tripoli të një avioni ''Airbus A330'' që vinte nga Johanesburgu dhe si pasojë humbën jetën të paktën 103 persona , 62 prej të cilëve holandezë. Nga ky aksident mundi të mbijetojë vetëm një fëmijë tetë vjeçar, i cili ndodhet në një spital në Tripoli. NJU-ORLEANS (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për të eliminuar ndotjen e shkaktuar nga shpërthimi i një platforme nafte në Gjirin e Meksikës. BUFFALO (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon një turne në shtetin e Nju Jorkkut gjatë të cilit do të zhvillojë diskutime rreth situatës ekonomike. UASHINGTON - Vazhdon vizitën zyrtare në SHBA, presidenti afgan Hamid Karzai. BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë ku autoritetet njoftuan masa për izolimin e manifestuesve të vendosur që prej dy muajsh në një lagje në qendër të Bangkokut./ /ec/ a.jor.
KOMENTE