Tiranë, 13 maj, NOA - Kryesia e partisë Balli Kombëtar, pasi analizoi situatën aktuale politike në një takim të posaçëm, vlerësom se” shkaktar i prishjes së situatës politike është kryetari i opozitës Edi Rama, ndërkohë gjuha e të gjithë lidershipit të Partisë Socialiste vazhdon të jetë e njëjtë me gjuhën e baballarëve të tyre, shkaktarë të tragjedisë 50 vjeçare të luftës vëllavrasëse”.
“Të njëjtat veprime mbi grevën e urisë, ashtu siç bënë 200 komunistët shqiptarë që e donin pushtetin vetëm për vete, po bën edhe sot kryetari i Partisë Socialiste i cili do të vijë në pushtet jo nëpërmjet votës dhe respektimit të institucioneve, por nëpërmjet dhunës dhe duke sakrifikuar nëna me fëmijë, të rinj e të vjetër, vetëm për interesa e pushtet personal”, tha në lidhje me një fakt të tillë, kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi.
Sipas tij, “Rama thotë se është futur ne grevë për kauzën e të gjithë shqiptarëve, por edhe duke e ditur se ka shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri, nuk ka folur asnjëherë për këto parime të larta kombëtare”.
“Ju e kuptoni se ka një çështje shqiptare për t’u zgjidhur. Përse nuk bëni grevë për këto parime të drejta dhe të larta kombëtare, atëherë edhe ne do të flijoheshim për këto parime dhe të gjithë shqiptarët do të mbështesnin këtë grevë, prandaj kjo nuk është kauza e të gjithë shqiptarëve, por është interesi i një klani të egër për pushtet personal”, shtoi më tej Alimadhi.
Duke e përmbyllur deklaratën e tij se “sakrificat e tepërta për të marrë pushtetin me dhune nuk mund të përdoren më në një shoqëri demokratike që aspiron dhe kërkon integrimin sa më të shpejtë në Evropën e Bashkuar”.
n.e/NOA