English

Bjellorusia Tërheq Ambasadorin Nga Kirgistani

MOSKË, 13 maj /ATSH-ANSA/ - Bjellorusia, ku presidenti i rrëzuar i Kirgistanit Kurmanbeg Bakiev ka gjetur strehim, thirri sot ambasadorin e saj nga kryeqyteti kirgiz Bishek, së bashku me të gjithë trupin diplomatik, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, cituar nga agjencia e lajmeve Itar-Tass. "Duhet të bënim këtë hap për motive sigurie, për shkak të rrezikut që paraqesin elementet ekstremiste që askush nuk i kontrollon", deklaroi zëdhënësi i ministrisë bjelloruse. Minsk nuk e ka njohur qeverinë e përkohshme që u krijua në Bishkek pas rrëzimit të presidentit Bakiev. /e.v/
KOMENTE