Tiranë, 13 maj, NOA – Shitja e hotel “Dajtit” është cilësuar nga Partia Socialiste si një vjedhje e hapur. Deputeti i PS-së, Erion Braçe në një deklaratë publike u shpreh se operacioni i blerjes është i pajustifikuar dhe shpërdorim i parave të Banka e Shqipërisë.
“Një operacion i pastër që nuk justifikon blerjen e këtij objekti nga ana e Bankës së Shqipërisë, por që dëshmon qartësisht dhënien e parave nga Bankës e Shqipërisë, për arkat bosh të qeverisë së Sali Berishës”, u shpreh Braçe.
Ai shtoi se brenda 3 muajve të parë të vitit, BSH i ka dhënë qeverisë pa justifikim 8.5 mln lekë të reja.
“Do doja t’ju kujtoja që nga muaji janar i këtij viti, Banka e Shqipërisë në mënyrë të pa justifikuar, i ka dhënë qeverisë së Republikës së Shqipërisë, 3 miliard lekë të reja ose 30 milionë dollarë, kredi direkte. Ashtu siç brenda tre muajve të parë të vitit, si asnjëherë më parë, Banka e Shqipërisë i ka transferuar qeverisë së Republikës së Shqipërisë, 2.5 miliardë lekë të reja të tjera si fitim i transferueshëm nga Banka e Shqipërisë, në arkat e qeverisë”, u shpreh Braçe.
Braçe ka akuzuar dhe Guverantorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani duke e cilësuar atë si “një përfaqësues tashmë i kthyer totalisht në politik”.
Braçe shtoi se ai “që drejton si guvernator Bankën e Shqipërisë, ortak i vjetër me Sali Berishën, që nga viti 1996, po mundohet të mbajë në këmbë një ngrehinë, e cila duhet të kishte rënë për shkak të arkave bosh që ka”.
m.xh/NOA