English

Dënohet me 4 vjet burg “spiuni amerikan”

Moskë, 13 maj, NOA - Gjykata e Moskës dënoi sot me katër vjet burg një rus për dhënien e sekreteve Shteteve të Bashkuara.

Gjykata dënoi shtetasin Genadij Sipaçev për spiunazh për Shtetet e Bashkuara, për shkak se i ka dhënë harta sekrete ushtarake Pentagonit, të cilat ndihmojnë në shënjestrimin e sistemeve raketore amerikane.

Hetimet zbuluan se Sipaçev i kishte dërguar hartat sekrete përmes internetit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

NOA/RFE

KOMENTE