Tiranë, 13 maj, NOA Foto update – Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, është larguar sot nga greva e urisë, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Shamku është grevistja e 30 që ka lënë grevën e urisë, që nga fillimi i saj në datën 30 prill.
Sipas mjekësve, ajo ka pasur probleme serioze me shëndetin dhe vazhdimi i grevës për të do të komplikonte edhe më tej situatën.
Ledi Shamku është deputetja e katërt që ka lënë grevën e urisë. Ajo është shoqëruar nga mjekët për në Qendrën Spitalore, “Nënë Tereza”, ku do të marrë dhe mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë, grevistët janë vizituar gjatë transportimit të deputetes Shamkut për në spital edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili pritet që më vonë të shkojë në spital për të takuar grevistët e shtruar. Një vizitë që Rama e ka bërë përditë që nga shtrimi i grevistëve të parë në spital.
m.xh/NOA