English

Doda, grave të PS: Mos bëni sakrifica për pushtetin e një burri

Tiranë, 13 maj, NOA – Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda u ka bërë thirrje sot kolegeve të saj të Partisë Socialiste që të heqin dorë nga greva e urisë, një grevë, që sipas saj, po bëhet vetëm për pushtetin e Kryetarit të PS, Edi Rama.

“Ju vetë e dini që vendi juaj i natyrshëm është familja dhe fëmijët tuaj, jo rruga, jo bulevardi kryesor i qytetit, jo sakrifica absurde për pushtetin e një burri, që me papjekurinë e tij po dëmton rëndë shëndetin tuaj, të grevistëve të tjerë dhe që i vetmi veprim që kryen për t’ju ardhur në ndihmë është teatri që stis çdo pasdite kur bën sikur ju puth duart e më pas vrapon të hajë supën e tij të ngrohte tek mamaja”, u shpreh Doda.

Ajo ka shtuar se lider i përgjegjshëm nuk do të luante me ndjenjat grave që janë futur në grevë dhe jetët e fëmijëve të tyre. Sipas Dodës, gratë e PS dhe fëmijët e tyre po privohen nga “dëshira absurde e një burri vetmitar i obseduar nga ëndrra të dhunshme kryeministrore”.

Deputetja e PS-së, theksoi se ndërsa koleget e saj të PS janë në grevë urie, Kryetari i PS, “vazhdon të konsumojë supën e rehatinë e shtëpisë së nënës së tij”.

m.xh/NOA

KOMENTE