English

Faith takon Topallin: E ardhmja e Kosovës është premtuese

Tiranë, 13 maj, NOA - Përfaqësuesi i Bashkimit Europian dhe Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosove, Piter Faith, deklaroi sot në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se “e ardhmja e Kosovës është shumë premtuese”

Ai e njohu kryeparlamentaren shqiptare me hapat e bëra nga institucionet e Kosovës, bashkëpunimi me fqinjët, forcimi i shtetit ligjor, duke i vlerësuar këto përpjekje si shumë pozitive.

Sipas tij, këto masa të marra nga institucionet e Kosovës, jo vetëm shërbejnë në zhvillimin e Kosovës, por edhe në rrugën e saj drejt Europës.

Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se institucionet shqiptare vlerësojnë punën e insitucioneve të Kosovës dhe i shprehu të dërguarit të BE vlerësimin për punën dhe kontributin e tij personal dhe të dhe misionit të BE-së në Kosovë, si një kontribut shumë i rëndësishëm.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe se, nga Shqipëria ashtu si edhe nga miqtë Europianë po bëhen të gjitha përpjekjet për rritjen e numrit të vendeve që njohin shtetin e ri.

Topalli u shpreh se, Parlamenti Shqiptar “mbetet i hapur dhe të gatshëm për një bashkëpunim edhe më të fortë me të gjithë përfaqësuesit e Kosovës”.

Më pas Topalli e njohur Faith me reformat që janë bërë në Shqipëri, duke u ndalur në procedurat online dhe dixhitalizimi dhe në luftën kundër korrupsionit.

m.xh/NOA

KOMENTE