English

Femrat mund të punojnë në zyrë por, duhet të kenë ferexhenë

Nju Delhi, Indi, 14 Maj NOA - Një shkollë e njohur e “Uttar Pradesh” ka përgënjeshtruar faktin se femrat myslimane nuk mund të punojnë jashtë shtëpisë së tyre, në zyra.

Sipas Adnan Munshi një mysliman i devotshëm i kësaj shkolle, ai ka pohuar se asnjëherë nuk ka qenë një rregull i tillë por, në rast se femrat e besimit islam kërkojnë të punojnë në zyra, atëherë sipas tij duhet të kenë veshjen e përshtatshme ku kërkohet që fytyra e tyre të mbulohet nga ferexhetë.

Ky lajm u bë i ditur, pasi morën shkas nga një rast rreth një muaj më parë, në të cilin një grua kishte kërkuar nëse mund të punonte jashtë shtëpisë së saj, në zyrë, pa veshur ferexhenë.

r.b/NOA

KOMENTE