Tiranë, 13 maj 2010 – Deputeti i Partisë Demokratike, Gjergji Papa ka akuzuar sot drejtuesit e Partisë Socialiste se kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë dhe po dëmtojnë interesat e vendit.
Në një deklaratë dhënë sot për mediat, Papa u shpreh se socialistët duhet të kuptojnë se zgjedhjet bëhen një herë në katër vite. Ndërsa akuzoi kreun e PS se ka përgjegjësi personale për situatën e krijuar.
“Këlyshët e bllokut kërkojnë pushtetin me çdo mënyrë. Bllokmenët e rinj si etërit, kërkojnë pengimin e shqiptarëve në Evropë. Zoti Rama për çdo gjë të keqe që Ti kërkon t’i bësh shqiptarëve ke përgjegjësi vetëm personale”, u shpreh Papa.
Ai shtoi se shqiptarët do të lëvizin pa viza, shumë shpejtë edhe pse kjo gjë nuk i pëlqen Partisë Socialiste.
Deputeti i PD-së ka akuzuar veç Kryetarit Rama, edhe deputetët. “Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dash Myslim Peza”, të cilët sipas tij, “kërkojnë pushtet me dhunë”.
m.xh/NOA