English

Greqi - Komitet Krize Pas Anulimit Të Mijëra Rezervimeve Turistike

ATHINË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria greke njoftoi sot krijimin e një "komiteti krize" që do të përballet me situatën e krijuar "nga anulimi masive i rezervimeve" turistike në vend, ndërkohë që Shoqata e Hoteleve të Athinës (AHA) ka deklaruar se rreth 20 mijë net të rezervuara në hotelet e kryeqyteti dhe rreth tij janë anuluar. "Pas anulimit masiv të rezervimeve, është krijuar një Komitet Krize që do të drejtohet nga Organizmi grek i Turizmit", njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë, i cili shtoi se vlera e rezervimeve të anuluara arrin "në dhjetëra milionë euro". Rreth 20 mijë net të rezervuara në hotele janë anuluar që nga shpërthimi i dhunës që shkaktoi vdekjen e tre personave gjatë manifestimeve të 5 majit kundër planit të qeverisë dhe "shifrat vazhdojnë të rriten", deklaroi më parë për AFP drejtori i 'AHA', Loukas Douvas./ /i.p/
KOMENTE