Greva E Urisë/ Doda, Grave Socialiste, "Vendi Juaj, Prane Familjes"
TIRANË, 13 Maj/ATSH/- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda akuzoi sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përdor gratë socialiste për interesat e tij personale për pushtet.
Gjatë një konference për shtyp, deputetja Doda u bëri thirrje kolegeve socialiste që të mundohen të rigjejnë dinjitetin e nëpërkëmbur "nga malinjiteti i një burri, që nuk ka as trimërinë e as forcën tuaj".
"Ndërsa ju luftoni për kutitë e tij, ai vazhdon të konsumojë supën e rehatinë e shtepisë së nenes se tij", tha Doda, duke iu drejtuar kolegeve të Partisë Socialiste, që janë përfshirë prej dy javësh në grevën e urisë të PS.
"Sigurisht që edhe ju vetë e dini që vendi juaj i natyrshëm është familja dhe fëmijët tuaj, jo rruga, jo bulevardi kryesor i qytetit, jo sakrifica absurde per pushtetin e një burri, që me papjekurinë e tij po dëmton rëndë shëndetin tuaj, të grevistëve të tjerë dhe që i vetmi veprim që kryen për t'ju ardhur në ndihmë, është teatri që stis cdo pasdite kur bën sikur ju puth duart", tha mes të tjerave, deputetja Mersila Doda./a.m//n.m/