Tiranë, 13 maj, NOA - Duhet një ndërgjegjësim i jashtëzakonshëm nga të gjithë, që nga institucionet deri te konsumatorët, në lidhje me çështjen e trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane.
Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ministri Edmond Haxhinasto, sipas të cilit, “një gjë e tillë duhet të futet në kulturën e qytetarëve, sikundër duhet të integrohet në sistemin e axhendave të institucioneve për të bërë sa më të efektshme zbatimin e tyre”.
Duke folur në takimin për strategjinë e mbetjeve urbane, ai theksoi se përbën një problem emergjent zgjidhja e rrugëve të duhura për koordinimin e masave në kuadrin e një projekti kombëtar për menaxhimin e mbetjeve urbane.
n.e/NOA