English

Itali - Gjendet Një Listë Me 350 Emra Të Korruptuarish Në Komjuterin E Një Biznesmeni

ROMË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Një listë me 350 emra politikanësh, funksionarësh të lartë dhe zyrtarë të forcave të policisë të korruptuar në kuadër të shtrirjes së kompetencave në tregjet publike në Itali u zbulua në kompjuterin e një biznesmemi, njoftoi dje në mbrëmje agjencia e lajmeve ANSA. Kjo listë përfshinte përveç emrave të përfituesve dhe natyrën e punëve të kryera në favor të tyre në këmbim të ndërhyrjes nga ana e tyre. Lista e emrave ishte zbuluar më 2009 nga doganat italiane në kompjuterin e biznesmenit Diego Anemone, tashmë i përfshirë në disa skandale korrupsioni ku përfshihet në mënyrë të veçantë shefi i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Claudio Scajola. Scajola, i cili dyshohet për marrje rryshfetesh nga Diego Anemone gjatë kontrollit në muajin korrik 2004 në një apartament në zemër të Romës, dha dorëheqjen më 4 maj./ /ec/ a.jor.
KOMENTE