English

Kapet arsenal armësh, arrestohet një

Belesh, 13 maj, NOA – Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe municioni. I arrestuari është Ylli Brahim Muça, 37 vjeç nga fshati Dushk i Belshit.

Arrestimi i tij u bë i mundur mesditën e sotme pas informacioneve të marrë nga policia në lidhje me armët dhe municionin që dispononte.

Sipas policisë në banesën e tij u gjetën dy armë automatike si dhe 2500 copë fishekë. Gjithashtu dhe 3 krëhëra automatiku të mbushura me fishekë.

“Arrestimi i tij u bë pasi, po në fshatin Dushk, gjatë një kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet policore, në banesën e tij si dhe në ambientet e jashtme të saj, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri si dhe një sasi prej 2500 fishekë model 56, të cilat shtetasi i mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE