English

Konkurrenca për mjaltin, prodhuesi plagos me kaçavidë rivalin e tij

Korçë, 13 maj, NOA – Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në fshatin Plasë të Korçës, ku dy tregëtarë mjalti janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke arritur deri në plagosje.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, plagosja është shkaktuar me kaçavidë dhe ka qenë 34-vjeçari Eugen Skerma, banues në Plasë, ndërsa i lënduari mësohet se është 31-vjeçari me emrin Ç. Zere.

Që të dy ata janë prodhues mjalti dhe burimet policore sqarojnë se ka qenë pikërisht konkurrenca në biznesin e tyre, shkaku i konfliktimit.

Po kryhen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë”, sipas nenit 89 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE