English

Kryeministri Berisha, pjesëmarrës në takimin vjetor të BERZH-it

Tiranë, 13 maj, NOA - Kryeministri Berisha u nis pasditen e sotme për në Zagreb të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin e 19-të vjetor të BERZH-it (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe në forumin e Biznesit që do të zhvillohet atje si pjesë e këtij evenimenti.

Bëhet me dijeni se në këtë takim të rëndësishëm, pritet të marrin pjesë mbi 2000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në diskutimet mbi politikat më të fundit ekonomike dhe sociale, mbi mundësitë e investimeve në vendet ku operon BERZH-i, si dhe në forcimin e lidhjeve dhe komunikimit mes vendeve pjesëmarrëse.

Gjatë këtij takimi do të merren dhe vendime të rëndësishme mbi strategjitë e viteve në vijim të BERZH-it.

Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilateral, si dhe do të marrë pjesë në takimin informal, pjesë e aktivitetit, mes 19 vendeve ndër të cilat Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia etj.

n.e/NOA

KOMENTE