Kryeministri Japonez Shtyn Vendimin Për Bazën Amerikane
TOKIO, 13 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri japonez, Yukio Hatoyama deklaroi sot se nuk mund të njoftojë paraprakisht vendimin e tij për të ardhmen e bazës amerikane të Futenmas në fund të muajit maj, ashtu siç ishte angazhuar.
"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi deri në fund të muajit, por nuk dimë nëse do të jemi në gjendje të përfundojmë gjithçka'', theksoi Hatoyama, cituar nga agjencia e shtypit japonez Kyodo.
"Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në qershor dhe në muajt në vazhdim mbi atë që mbetet për t'u diskutuar'', shtoi ai duke iu referuar negociatave me administratën amerikane dhe autoriteteve të Okinawa në jug, aty ku është vendosur baza amerikane.
Ky ishull subtropikal në pjesën jugore të Japonisë priti më shumë se 47 000 ushtarë amerikanë dhe tre të katërtën e bazës për të siguruar mbrojtjen e Japonisë.
Popullsia lokale e irrituar nga zhurma, rreziku dhe pasiguria që kanë të bëjnë me praninë ushtarake, kërkoi largimin e bazës ajrore nga Futenma.
Qeveria e koalicionit të qendrës së majtë erdhën në pushtet në shtator 2009 dhe kishin premtuar se do të bënin gjithçka për të tërhequr këtë bazë nga Okinawa dhe ta vendosnin në një pjesë tjetër të arkipelagut./
/ec/ a.jor.