Tiranë, 13 maj, NOA - “Fjalën e parë e kam për disa krerë të policisë, që keqpërdorin uniformën e shtetit”. Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e tij rutinë para protestuesve të opozitës si për çdo pasdite gjatë këtyre dy javëve, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.
Duke kërkuar me ngulm një reagim nga forcat policore, për atë që ai e ka quajtur incident të forcave policore dje me protestuesit e Korçës të drejtuar nga deputeti Pandeli Majko, ai tha se nuk pati asnjë të tillë.
“Sot ministri i Brendshëm nuk reagoi ndaj asaj që ndodhi dhe nuk u reagua për dhunën ndaj Pandeli Majkos”, tha në fjalën e tij Rama.
Duke shtuar se “dje u shpërdorua uniforma e policisë” dhe se protesta e socialistëve nuk ishte për të bllokuar rrugët.
n.e/NOA