English

Kukës: Mungesa E Mbikalimeve, Vështirëson Pushuesit

KUKËS, 13 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Një prej zonave që shfrytëzohet nga mijëra banorë të qytetit të Kukësit për pushime, apo nga fashtrat përreth, është liqeni i Fierzës, sidomos këtë verë që niveli të tij është thuajse afër maksimales. Mirëpo në brigjet e liqenit kushtet për pushim nuk janë mbreslënëse. "Problemi është se në brigjet e tij nuk ka infrastrukturë, por kryesorja, mungojnë mbikalimet në autostradë", thotë një prej banorëve të qytetit, Guxim Palushi. Përgjatë gjithë bregut të liqenit që shtrihet poshtë Kukësit, kalon edhe autostrada. Gjatë verës, kur qindra banorë çdo ditë zbresin brigjeve të liqenit, rreziku i aksidenteve është evident. Një gjë e tillë është e njohur nga pushteti vendor. "Na është premtuar nga kompania e ndërtimit të këtij segmenti të autostradës se do të ngrihen mbikalime, është një problem në vëmendjen tonë",thotë kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Kur u miratua ndërtimi i autostradës, nga kompanitë ndërtuese u premtua se do të ketë edhe mbikalime, kur autostrada kalon pranë qendrave të banuara. Por tani që ajo është ndërtuar dhe vënë në funksionim, në segmentin Kukës- Morinë mungojnë mbikalimet për këmbësorët./ch/
KOMENTE