English

Lavazza pushton Sofjen, të gjitha lokalet vetëm me këtë kafe

Bullgari, 14 Maj NOA - Kompania italiane e prodhimit të kafes, Lavazza, ka arritur të marrë 100 për qind të “Onda Coffee Break AD”, i cila është rrjeti i dyqaneve zinxhir, kryesor në kryeqytetin e Bullgarisë.

Kjo kompani ka gjithashtu më shumë se 350 pika shitjeje në të gjithë botën, të cilat shpërndahen nëpërmjet qendrave Evropiane, atyre në SHBA dhe në Azi.

Tashmë ajo ka arritur të marrë dhe më shumë se 11 pika shitjeje në Sofje, në qytet dhe në qendrat komerciale më të rëndësishme të saj.

Për sa i përket investimit financiar të kësaj kompanie, flitet se në 3 vitet e ardhshme, të hidhet një shifër prej 6 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE