Angli, 13 Maj NOA - Skuadra e Manchester United e ka bërë mjaft të qartë objektivin e saj të merkatos së ardhshme, ku synohet ardhja e një sulmuesi në radhët e ekipit.
Krahas Benzema në listën e sulmuesve që pëlqehen nga tekniku Sir Alex Ferguson, është shtuar dhe sulmuesi i Milanit, Marco Borriello.
Ferguson është i bindur se Borriello është sulmuesi i përkryer që mund të luajë përkrah Rooney dhe për këtë fakt skuadra e United është e gatshme të ofrojë një shumë prej 21 milionë eurosh në drejtim të klubit të Milanit.
Një shumë me të vërtetë e rëndësishme, për të cilën Milan, është vënë në mendime në lidhje me këtë marrëveshje për të çuar lojtarin e tyre në Premier League.
r.b/NOA