Angli, 13 Maj NOA - Tekniku italian i skuadrës së Manchester City është tepër i qartë në mendime për sa i përket lojtarëve të cilët kërkon të marrë në ekipin e tij, sezonin e ardhshëm.
Ai ka pohuar se dy nga dëshirat e tij janë, lojtari i Interit, Mario Balotelli dhe mesfushori i Napolit, Marek Hamsik.
Skuadra e City i ka dhënë teknikut të saj një pavarësi të plotë në merkaton e ardhshme dhe italiani do të bëjë të pamundurën, për të pasur në ekipin e tij SuperMarion.
Për Hamsik, një marrëveshje e mundshme, është disi më e vështirë dhe kjo pasi Napoli nuk ka ndërmend ta lërë të lirë atë.
Vetë Marek ka deklaruar se i pëlqen të luajë në Premier League dhe kjo do të jetë një shtysë për drejtuesit e City, që ta sjellin atë në Angli.r.b/NOA