English

Mbërrin nesër në Shqipëri, ministri i Jashtëm bullgar

Tiranë, 13 maj, NOA - Mbërrin nesër për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë sonë të Jashtme, sipas të cilave parashikohet që ai të zhvillojë një takim me homologun e tij Ilir Meta, që do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga ana tjetër, delegacioni diplomatik bullgar do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me presidentin Bamir Topi si edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Në fund, parashikohet që ai të zhvillojë një leksion në Universitetin Evropian të Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE