Mcchristal: Efektet E Ofensivës Në Kandahar Të Dukshme Në Fund Të Vitit 2010
UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ - Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, deklaroi sot se suksesi i operacioneve të forcave ndërkombëtare në Kandahar, jugu i Afganistanit që konsiderohet bastion taleban, do të shihet në "fund të vitit.
"Besoj se kjo do të jetë e dukshme në fund të vitit nëse përpjekjet e trupave afgane dhe të NATO-s në Kandahar dhe përreth qytetit do të japin rezultate e duhura'', deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Uashington.
Forcat perëndimore dhe ato afgane kanë nisur prej më tepër se një muaji një ofensivë në Kandahar kundër militantëve, që duhet të shtoje intensitetin e saj./
/i.p/