English

Ministri I Jashtëm Bullgar, Mladenov, Viziton Nesër Tiranën

TIRANË, 13 Maj/ATSH/.-Ministri i Jashtëm i Republikës së Bullgarisë, Nickolay Mladenov, zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Sipas burimeve zyrtare, axhenda e ministrit Mladenov nis nesër paradite me takimin me homologun Meta në selinë e Ministrisë së Jashtme. Pas bisedimeve dypalëshe mes delegacioneve respektive ministrat Meta dhe Mladenov do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Programi zyrtar i vizitës së kryediplomatit bullgar në Tiranë do të vijojë me takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, më pas me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Në mbyllje të vizitës së tij, ministri Mladenov është ftuar për të mbajtur një leksion në Universitetin Evropian të Tiranës./a.s//s.s./
KOMENTE