Tiranë, 13 maj, NOA Update - Trajtimi i mbetjeve urbane duhet të nisë që nga shtëpitë e qytetarëve, të cilët duhet të kujdesen për reduktimin si edhe ndarjen e tyre.
Kështu ka pohuar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, duke pohuar se ky proces është kthyer tani edhe në një prioritet për qeverinë, e cila ka ngritur edhe një Task Force, shoqëruar me një plan veprimi përkatës.
“Faza e parë është ndërhyrja në zonat turistike për të pastruar nga mbetjet gjatë dimrit për të ndihmuar kështu turizmin. Eshtë një çështje e cila ka të bëjnë jo vetëm me nivelin e kualitetit të jetesës, por edhe me implementimin e rregullave dhe strategjive sipas detyrimeve të caktuara nga Bashkimi Evropian”, tha ai.
Duke vënë në dukje faktin se BE në progres-raportin e fundit që ka botuar për Shqipërinë, ka deklaruar se është bërë shumë pak për rehabilitimin e mbetjeve urbane, se ende nuk ka një strategji për depozitimin e mbetjeve por edhe një strategji kombëtare që ta menaxhojë këtë situatë nga fillimi deri në fund të saj, Mediu tha se ka ardhur koha që të punohet lidhur me një fakt të tillë.
“Nisur nga ky shqetësim, ministria e Mjedisit nisi një punë intensive në fillim të vitit, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë një strategji për menaxhimin e mbetjeve
Për këtë, është diskutuar me grupet e interesit dhe kemi folur me ta për krijimin e një legjislacioni të kompletuar për menaxhimin e mbetjeve urbane”, bëei me dije ai.
n.e/NOA