English

Miss Skrapari ndryshon dëshmi tek “Banda e Durrësit”, gati arrestimi

Tiranë, 13 Maj 2010 NOA - Dëshmitarja kyç e “Bandës së Durrësit”, Valbona Jaho, e njohur si Miss Skrapari, ka ndryshuar thëniet e saj para gjykatës, ndërsa rrezikon edhe arrestimin e saj.

Gjatë seancës së zhvilluar sot pasdreke në Gjykatën e Krimeve të Rënda me dyer të mbyllura, Jaho ka treguar për njohjen e saj me viktimën Marsel Sortirin, pas kërkesës së bërë nga i dashuri i saj, Klodian Saliu.

Dëshmitarja ka treguar se afrimi me Sotirin ka qenë për të nxjerrë informacion për trafiqet e drogës. Jaho ka mohuar që kreu i “Bandës së Durrësit” Lulzim Berisha, si dhe Endrit Dokle dhe Indrit Taullai të kenë vrarë Sotirin.

Dëshmia e Valbona Jahos ka sjellë edhe një përballje të ashpër me akzuën, të cilët e kanë sqaruar se po jepte dëshmi të rreme dhe rrezikonte arrestin e saj.

Seanca është shtyrë për të hënën, më datë 17 maj. Të pandehurit e këtij procesi janë 16 persona, të cilët akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit, pas vitit 1997.

Ndaj tyre prokuroria ka disa prova të fuqishme, mes të cilave dëshmia e të penduarit Adriatik Coli.

r.l/NOA

KOMENTE