English

Namik Dokle: Ne s’luftojmë mullinjtë e erës, por përbindëshin

Tiranë, 13 maj, NOA - “Kryeministri Berisha na thotë ne se ndeshemi me mullinjtë e erës si në romanin e Servantesit, por ne luftojmë përbindëshin i cili është qeveria që shfaqet kundër popullit shqiptar”.

Me këto fjalë, deputeti socialist Namik Dokle ka komentuar deklaratat e djeshme të bëra nga kryeministri Sali Berisha mbi grevën e urisë së socialistëve, të cilët sipas tij “po luftojnë me mullinjtë e erës, siç jemi mësuar të lexojmë te Don Kishoti i Servantesit”.

Gjatë mitingut të radhës, si për çdo pasdite të socialistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Dokle tha se “socialistët nuk përdorin dhunë, por përdorin qëndresën dhe solidaritetin e gjithë shqiptarëve që janë me ta”.

“Arma jonë e fuqishme është rezistenca e socialistëve për të kërkuar të drejtën e tyre”, tha ai.

Duke përfunduar se “kur socialistët kërkojnë hapjen e kutive, ata kërkojnë në fakt hapjen e vendeve të punës dhe që t’i jepet fund korrupsionit”.

n.e/NOA

KOMENTE